Haracina qysh prej kohesh ka pasur jet te pasur sportive pasi qe cdo shqiptar jo vetem i Shkupit apo i Maqedonis por nga gjitha trevat Shqiptare e ka njohur nje emer te nje klubi fudbollistik Shkendija i cili ishte po nga ky ven dmth nga Haracina.
Shkendija ne vitet e '90 edhe pse nuk kishte stadium te vetin per te garuar ajo luante neper stadiumet e qytetit mirpo prap se prap luante rol shum te rendsishem ne Ligen e 2 te Maqedonis dhe shum her ishte ne prag per tu futur ne Ligen e 1 Mirpo si cdo send edhe ktu u shkel e drejta e shqiptarve she shkendis me shum padrejtsi sju jepte e drejta per te garuar ne ligen e 1 Mirpo em iniciativen e dashamirve te fudbollit Shkendija ndertoi stadiumin e vet me dhe mbi te gjitha edhe teren ndihmes stadium qe rall kush i ka ne Maqedoni nje teren fantastik.
Ne vitin 2001 pikerisht ne kohen e luftes stadiumi pasoi deme te medha u shkatrua 80% dhe populli Haracinas ishte ne halle te medha pasi qe mbeten pa kulm mbi kry kshtu qe Shkendia jo qe u harrua nga Haracinasit mirpo kishish shum probleme me jeten dhe me pasojat e luftes edhe mbas gjith ketyre padrejtsive Shkendija fal dashamirve ende mbijeton me shpres qe se shpejti ta shohim aty ku ishte dikur aty edhe kue ka vendin.
Për më shum info nga liga e 2-të e Maqedonise kliko këtu...
_______________________________________
Muharem Bajrami nënshkruan për Kaunas
Shkup, 6 prill – Ish-futbollisti i Slloga Jugomagnatitit dhe Vëllazërimit, Muharrem Bajrami, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me FBK Kaunas nga Lituania. Këtë e vërtetoi mesfushori Bajrami, i cili është kthyer në Shkup, për t’iu përgjigjur ftesës së përzgjedhësi të shpresave të Maqedonisë (U-21), Mirsad Jonuz. Ky mesfushor që vjen nga Haraçina e Shkupit, pas testimeve të shumta që kishte në skuadra evropiane gjeti një gjuhë të përbashkët me FBK Kaunas. “Kam vënë firmën në një kontratë pesëvjeçare, por në atë kontratë i kemi lënë të hapura mundësitë që edhe para këtij afati të largohem nga ky ekip dhe të transferohem në ndonjë skuadër tjetër evropiane”, tha Bajrami.
Sipas asaj që mund të kuptohet pronari i skuadrës së Kaunas – Romanov, ka aksionet dominuese në skuadrën skoceze “Hearts” dhe pikërisht këtu Bajrami mund të bëjë një transfer tjetër shumë më të shpejtë. “Kryesorja jam i kënaqur nga marrëveshja dhe kjo mundësi është e hapur dhe krejt do të varet nga unë se kur dhe ku do të transferohem”, përfundoi mesfushori Bajrami.
Ndryshe për të bërë një transfero në shtetet që vijnë nga ishulli, Bajramit do t’i nevojitet të jetë anëtar i “A” përfaqësueses së Maqedonisë, për shkak se ndryshe nuk mund të merrë lejen e punës për në ishull.
FBK Kaunas garon në Ligën e parë të Lituanisë dhe është e renditur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Gjithashtu nuk është mësuar edhe shuma e të hollave me të cilën është nënshkruar kjo kontratë.
________________________________________