www.haracina.ch  
  Home
  Foto Nga Lufta
  Contact
  Foto Haraçina
  Deshmoret
  Histori
  Islam
  Vrasjet e Haracinasve
  Video Klipe
  Lutje
  Poezi
  Lajme
  Sport
  Filma Shqip
  Forum Haracina
  Video UCK
  LIbri Vizitorëve
  Counter

Histori

_________________________________________________________________________________________

18.Qërshorë.2001
Situata në Haraçinë


Pozicionet e palėve nė konflikt mbeten tė pandryshuara

Po bėhet njė javė qė nga shpallja e fshatit Haraēinė, zonė e lirė, nga ana e UĒK-sė. Siē ėshtė thėnė edhe mė parė, tė dyja palėt nė konflikt vazhdojnė tė qėndrojnė nė pozicionet e tyre luftarake, pra, UĒK-ja nė pozicionet e saj, po ashtu, forcat ushtarako-policore tė Maqedonisė, pėrballė tyre

Ndonėse armėpushimi i shpallur, nė mėnyrė tė dyanėshme, herė-herė nuk respektohet, pėrsėri, nuk mund tė thuhet se nė kėtė pikė tė posahapur tė krizės, ka apo mund tė ketė luftime. Pėr kėtė, gjithsesi, fjalėn e fundit e kanė vetė palėt nė konflikt. A do tė ketė njė zgjidhje politike tė situatės, apo do t'i lihet vendi armės? Pėr tė gjitha kėto, vlen tė dėgjohet mendimi i udhėheqėsve tė UĒK-sė, pasi, siē dihet, ata janė tė vendosur pėr rezistencė pa kompromis, nėse nga ana e Qeverisė maqedonase, nuk ekziston vullneti i mirė pėr lėnien mėnjanė tė kryeneēėsisė sė saj, pas sė cilės, do tė lejonte hapjen dhe zhvillimin e dialogut tė vėrtetė dhe zgjidhjes pėrfundimtare tė krizės, e cila, prej mė shumė se katėr muajsh, mban tė ngrirė gjakun e popujve qė jetojnė kėtu.
Njė nga eprorėt e lartė ushtarakė tė UĒK-sė, komandant Hoxha, lidhur me shumė probleme tė hapura, tė cilat kanė tė bėjnė me ēėshtjen "Haraēina", pėr "Fakti"-n tha: " UĒK-ja edhe mė tej vazhdon tė jetė e vendosur nė plotėsimin deri nė njė tė kėrkesave tė saj, prandaj ne nuk do tė lėvizim nga pozicionet tona. Sa i pėrket ndonjė burimi, sipas tė cilit nė aeroportin e Shkupit janė pezulluar tė gjitha fluturimet ajrore, nuk kemi dijeni pėr kėtė, por mund tė them vetėm se ne ende i qėndrojmė kėrcėnimit tė bėrė para disa ditėve lidhur me raketimin e disa objekteve tė rėndėsishme shtetėrore, gjithnjė nė rast se do tė jemi tė sulmuar nga ana e forcave ushtarake dhe policore maqedonase. Duhet tė dihet se aeroporti i Shkupit funksionon nė tre seksione, ai i KFOR-it, i ARM-sė dhe i shėrbimeve civile. UĒK-ja nuk ka dhe nuk do tė ketė punė as me tė parin, as me tė fundit. Nėse do tė detyrohemi ta bėjmė njė gjė tė tillė, nė shėnjestėr do tė jetė vetėm ajo pjesė e aeroportit qė i pėrket ARM-sė, ose e thėnė ndryshe, ajo ku janė tė dislokuar helikopterėt e kėsaj tė fundit".
Burimet e "Fakti"-t mėsojnė se helikopterėt e ARM-sė janė tė fshehur, pėr qėllime mbrojtjeje, mes objekteve ku janė tė vendosura forcat amerikane dhe franceze tė KFOR-it. Rreth kėsaj çėshtjeje, komandant Hoxha tha: " Nuk kemi tė dhėna mbi njė fakt tė tillė, por sa i pėrket helikopterėve tė Maqedonisė, ne nuk interesohemi pėr vendndodhjen e tyre. UĒK-ja ka "punė" me helikopterėt vetėm atėherė kur kėta tė fundit do tė provojnė tė fluturojnė mbi kokat tona".
Komandant Hoxha ishte i lutur qė pėr gazetėn tonė tė komentojė mundėsinė e braktisjes sė vendit tė punės, nga ana e policėve dhe punonjėsve tė sigurimit tė aeroportit, tė cilėt i pėrkasin nacionalitetit shqiptar. Mes tė tjerash, ai tha: " E vetmja brengė qė mbetet nė kokat e komandantėve tė UĒK-sė, ėshtė pikėrisht inkuadrimi i mėtejmė i kuadrove shqiptarė nė radhėt e policisė apo ushtrisė maqedonase. Do tė kisha thėnė se ėshtė e panderėshme qė dikush tė luftojė, kur njė tjetėr mendon tė pėrfitojė njė pagė mujore nė kėto struktura qė po ushtrojnė forcėn ushtarake mbi popullsinė civile shqiptare. Ata duhet tė gjykojnė vetė qė sė paku, nėse nuk mund tė na ndihmojnė, le tė largohen prej atyre radhėve, nė mėnyrė qė nesėr t'i meritojnė edhe ata rezultatet e fitores sė kėsaj lufte".
Ditėve tė fundit, nė emėr tė taktikės luftarako-propagandistike, po spekulohet mbi kinse pėrēarjen e komandantėve tė UĒK-sė qė veprojnė nė Haraēinė. Mbi tė vėrtetėn e kėtij fakti, komandant Hoxha tha: " E tėra kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e mirėfilltė, pasi komandantėt e UĒK-sė kanė pranuar dhe veprojnė urdhėrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sonė. Nisur nga kjo, edhe po tė duam ne, gjė e cila as qė ėshtė vėrejtur, nuk mund tė ndodhė. Ne kemi qėnė dhe mbetemi kompaktė, madje nė kėto çaste jemi tė gjithė sė bashku, unė, komandantėt e tjerė, Haraçina, Arusha dhe Xhavit Hasani".
Pyetjes sonė se si sillen pjesėtarėt e UĒK-sė me banorėt e Haraēinės, tė cilėt gjenden ende atje, veçmas me ata tė nacionalitetit maqedonas, pėr shkak se, pėr kėtė problem, mediumet maqedonase ngrenė shumė pluhur, eprori i lartė i UĒK-sė pėrgjigjet: " Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se banorėt e Haraēinės, sidomos ata maqedonas, keqtrajtohen nga pjesėtarėt e UĒK-sė. Pėrkundrazi, takohemi shpesh me ta, duke ju premtuar se nga ne nuk mund t'ju vijė asgjė e keqe, se nė duart tona do tė jenė tė sigurtė. Madje duhet tė shtoj qė u kemi kujtuar se pėrsėri ne do tė jetojmė sė bashku. Problemi i vetėm ėshtė tė qėnurit e tyre para mbarimit tė rezervave ushqimore. Kėtė mund t'ua tregoj edhe me njė shembull: njė plakė maqedonase 62 vjeēare, e cila ka mbetur e vetme nė shtėpinė e saj dhe qė nuk ka pranuar tė dalė nga fshati me KKN-nė. Jemi ne, pjesėtarėt e UĒK-sė qė i ēojmė asaj ēdo ditė ushqim. Po tė duan le tė vijnė dhe ta vėrtetojnė kėtė fakt. Po ashtu, mund tė them se ne nuk i bėjmė kurrfarė problemi edhe banorėve tė tjerė tė fshatit, tė cilėt janė larguar prej kėtu, le tė kthehen tēi ushqejnė bagėtitė qė u kanė mbetur kėtu gati tė ngordhin nga uria dhe etja. Problemi i tyre qėndron nė punktet policore, prej tė cilėve ata pengohen tė rikthehen nė fshat, me kėtė rast, e theksoj edhe njė herė se ne nuk kemi punė me civilėt", pėrfundon deklaratėn e tij, komandant Hoxha, njė nga eprorėt e lartė tė UĒK-sė, i cili ndodhet nė Haraēinė, nė cilėsinė e inspektorit ushtarak.
Mbi situatėn mė tė fundit nė zonėn e Haraēinės deputeti i kėsaj zone, Ismet Ramadani pėr "Fakti"-n thotė: "Sipas informatave qė i kam sot nė Haraēinė ėshtė qetė, pozicionet e palėve nė konflikt mbeten tė pandryshuara, nuk ka ndonjė konfrontim me pėrjashtim tė disa provokimeve tė punkteve policore maqedonase nė drejtim tė forcave tė UĒK-sė nė fshatin Straēincė menjėherė pas sinjalizimit mbi sulme tė tilla u kėshillova me pėrfaqėsuesin e degės sonė nė kėtė zonė pėr t'iu shmangur provokimeve tė kėsaj natyre. Ka qenė kjo arsyeja qė gjatė ditės sė djeshme kemi patur zhvendosje tė madhe nė numėr tė banorėve tė kėtij fshati. Mirėpo, prej orės 19.30 tė ditės sė pardjeshme nuk ka kurrfarė provokimi nga asnjėra anė. Edhe mė tej mbetet problem fshati Straēincė ndonėse atje nuk ka pjestarė tė UĒK-sė, mirėpo ka provokime nga policia maqedonase, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve vijnė nga rezervistėt e armatosur".
Gjithsesi pėrshkallėzimi ose jo i mėtejshėm i situatės mbetet ende ēėshtje e hapur pėr zgjidhjen e sė cilės duhet tė pritet nga vullneti i mirė i palėve nė konflikt dhe padyshim edhe i faktorit politik dhe ushtarak ndėrkombėtar dhe vendas.
Vjollca TAIPI

____________________________________________________________________________________

Haraçinë: 4 autobusë dhe 1 kamion hyjnë në fshat

SHKUP - 4 autobusë e një kamion hynë sot pasdite në Haraçinë për të
transportuar luftëtarët e UÇK dhe armët e tyre. Sipas një burimi të
pakonfirmuar të plagosurit dhe luftëtarët e tjerë do të transportohen me
autobusë, ndërsa armët do të vendosen në kamion e pastaj do të mblidhen
sipas planit të Trajkovskit. Lëvizje personash me uniforma të zeza mund të
shihen në Haraçinë sidomos në rrugën kryesore. Ka një qetësi të madhe në
Haraçinë dhe ekipet e OSBE si edhe vëzhguesit e Komisionit Europian janë
ende në fshat.


UÇK tërhiqet në pozicione 1 km larg Haraçinës,
thonë nga Shtabi i Përgjithshëm

25 qershor 2001 2:40 PM

SHKUP Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
(UÇK) janë tërhequr të hënën pas mesditës 1 kilometër nga Haraçina pasi
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK dhe përfaqësues të Aleancës Veriatlantike
(NATO) ranë dakord të dielën në mbrëmje për tërheqjen e luftëtarëve
shqiptarë nga Haraçina dhe një pushim zjarri dhe u takuan sërish të hënën
për të diskutuar detajet e tërheqjes.


Komandant Dren Korabi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së tha me telefon
për KosovaLive se të hënën pas mesditës, luftëtarët shqiptarë u tërhoqën
nga Haraçina, por pa i dorëzuar armët. "Ushtarët e UÇK-së janë vendosur në
pozicione të reja, afërsisht një kilometër larg nga Haraçina," tha ai.


"Ne e nënshkruam marrëveshjen për t'i hapur rrugë bisedimeve politike dhe
vëzhguesve të NATO-s që të hyjnë në fshat," tha ai dhe shtoi se
armëpushimi, tani për tani është i vlefshëm vetëm për Haraçinën.
"Armëpushimi vlen për atje. Mbrëmë forcat maqedone kanë granatuar në
Tetovë," tha ai duke indikuar se pushimi i zjarrit nuk do të jetë i
vlefshëm për gjithë territorin e Maqedonisë.


Më herët të hënën, kur detajet e marrëveshjes së Haraçinës ishin ende në
përpilim e sipër mes Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe përfaqësuesit
të NATO-s për Ballkanin, Peter Faith, Komandant Hoxha me telefon nga
Haraçina tha se ushtarët e UÇK-së do të tërhiqen nga fshati me kusht që as
forcat maqedone të mos hyjnë në të. "Ne po tërhiqemi, por me kusht që ata
të largojnë edhe punket në afërsi të fshatit," tha ai.


Marrëveshja për tërheqjen e UÇK-së nga Haraçina u bë e mundur të dielën,
pasi forcat maqedone ndërprenë sulmet mbi fshat dje në mesditë me presion
të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana.

powered by: Arben Bajrami 2509 Besucher www.haracina.ch
...::: Shkarko Mp3 ...:::  
 

 
...::: Chat :::...  
 

 
...::: Partneret :::...  
 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free