www.haracina.ch  
  Home
  Foto Nga Lufta
  Contact
  Foto Haraçina
  Deshmoret
  Histori
  Islam
  Vrasjet e Haracinasve
  Video Klipe
  Lutje
  Poezi
  Lajme
  Sport
  Filma Shqip
  Forum Haracina
  Video UCK
  LIbri Vizitorëve
  Counter

Islam

_________________________________________________________________________
Çfar eshte Ramazani ( me pak fjal !? Ramazani eshte nje muaj i veçante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane ne gjithe rruzullin tokesor; Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes); Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen Profetit Muhamed as. Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne. Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore. Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh Fjala agjërim do te thote te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka. Kështu kur muslimanet perdorin fjalen agjerim ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut. Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene: Allahu thotë: Çdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveç agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te. Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le ti pergjigjet Une agjeroj (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojës e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e çel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij. (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.) Transmetohet nga Sahl bin Saad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha: Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje. Obligimi Fetar Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu ti falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit. Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter. Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per çdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore. Kur te Agjeroj? Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit. Kush perjashtohet nga Agjerimi? Femijet nen moshen e pubertetit dhe qe ende nuk jane ne gjendje per te marre vendime. Ata qe kane probleme mendore (qe nuk jane pergjegjes per veprimet e tyre). (Njeriu qe ben pjese ne nje nga dy kategorite e siperpermendura perjashtohet nga detyrimi i te agjeruarit dhe nuk ka nevoje per asnje kompensim apo zevendesim.) Ai/ajo qe eshte shume i moshuar dhe i dobet per te perballuar agjerimin. POR keta duhet ti ofrojne ushqimin ditor te pakten nje Muslimani nevojtar (te varfer) ose ti jape vleren e ushqimit ne dore. Njeriu i semure, shendeti i te cilit do ndikohet rende nga agjerimi. Te tillet mund ta shtyjne agjerimin, gjate kohes qe vazhdojne te jene ne ate gjendje, dhe i plotesojne pastaj ditet qe nuk kane agjeruar: nje dite per nje dite. Udhetari, i cili mund te ndeshet me shume veshtiresira te renda gjate rruges, mund ta nderprese perkohesisht agjerimin dhe ti plotesoje ditet me vone: nje dite per nje dite. Grate shtatzane dhe ato qe jane duke ushqyer femijen me gji mund te mos agjerojne, nese agjerimi ka te ngjare te rrezikoje shendetin e tyre apo te femijes. POR edhe ato duhet ti plotesojne ditet e humbura: nje dite per nje dite. Gruaja me menstruacione (perioda), dhe ti plotesojne ditet e humbura me vone: nje dite per nje dite. Nijeti ose Qellimi i Agjerimit Nijeti ne mbajtjen e agjerimit eshte shume themelor (waxhib). Nijeti duhet bere perdite, e preferuar eshte te behet para kohes se agimit çdo dite agjerimi ne Ramazan. Nese dikush harron ta shprehe nijetin para agimit, lejohet ta beje ate (dmth ta shprehe nijetin) para mesdites, keshtu qe agjerimi ti quhet i vlefshem. Fjalet me te cilat mund te shpreht nijeti jane: Une kam bere nijet te mbaj agjerimin per sot. Syfyri Syfyri eshte nje ushqim i lehte para agimit. Rekomandohet te kryhet se ka begati e bekime prej Allahut, por nuk eshte themelore per agjerimin. Te ngrenet edhe te piret duhet të ndrepritet te pakten 5 ose 10 minuta para agimit. Iftari Iftari, fjale e gjuhes arabe, nenkupton çeljen / nderprerjen e agjerimit menjehere pa perendimit te Diellit. Zakonisht Muslimanet e bejne Iftarin me hurma arabije ose embelsira te tjera shoqeruar me uje, leng frutash ose qumesht. Para se te hame Iftarin thuhet kjo dua/lutje: O Allah! Agjerova sot vetem per Ty dhe po e çel agjerimin me ushqimin qe me ke bekuar Ti. Pranoje agjerimin tim. Çfare e prish Agjerimin? Te kryesh me qellim te ngrenet, te piret, marrja e ilaçeve ose te piret e duhanit gjate agjerimit. Te marresh injeksione me vlera ushqyese. Fillimi i menstuacionit tek grate (sikur edhe ne momentin e fundit para perendimit te Diellit). Nese ndodh ndonje nga veprimet e mesiperme agjerimi prishet dhe personi duhet ti plotesoje ditet. POR nqs personi e prish agjerimin pse kryen marredhenie intime bashkeshortore gjate kohes qe duhet te agjeroje, ai/ajo jo vetem qe duhet te plotesojne diten por ka edhe penallti per kete veprim. Çfare nuk e prish Agjerimin? Te ngrenet apo te piret pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjeron. Te vjellurit pa qellim. Gëlltitja e gjerave qe nuk mund ti menjanosh si peshtymen, tymin e rruges, etj. Larja e dhembeve. Berja e banjos: nese uji gelltitet pa dashje, agjerimi nuk prishet. Por berja e gargares gjate agjerimit duhet te menjanohet. Injeksionet qe jane vetem te karakterit medicinal e jo ushqimor. Ne raste te veçanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar) e fut pak ushqim ne goje sa per ta provuar sjihen ose per kripe psh por pa e lene ushqimin te depertoje ne fyt. Penalltia per prishjen me dije te agjerimit Nese dikush e prish me qellim agjerimin, gjate kohes qe duhet te agjeroje, denimi eshte qe ose te liroje nje skllav, ose te agjeroje 60 dite rresht, ose te shpenzoje per bamiresi aq sa do duhej per te ushqyer 60 persona. Nese ai qe ka vendosur te agjeroje 60 ditet e nderpret agjerimin per çfaredo arsyer (perveç menstruacionit tek grate), duhet te filloje ciklin e 60 diteve te agjerimit nga fillimi. Namazi i Tarauisë Ky eshte namaz i veçante synet qe kryhet gjate muajit te Ramazanit, pas namazit te Jacise. Mund te zgjase nga 8 deri ne 20 rekate. Leiletul-Kadr Nje nga netet me te veçanta gjate muajit te Ramazanit eshte nata e Kadrit te ciles i kushtohet surja 97 ne Kuran. Per nga vlera dhe rendesia ajo eshte me e mire se 1000 muaj (Kuran, 97:3). Ne kete nate filloi shpallja e Kuranit per njerezimin. I derguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, na ka keshilluar te kerkojme kete nate ne netet tek gjate 10 neteve te fundit te Ramazanit. Kjo nate kalohet me ibadet/adhurim, kerkim faljeje dhe duke lexuar Kuran nga shume Muslimane.
Çfar eshte Ramazani ( me pak fjal !?

Ramazani eshte nje muaj i veçante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane ne gjithe rruzullin tokesor;

Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);

Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen Profetit Muhamed as.
Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.
Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh

Fjala agjërim do te thote te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka. Kështu kur muslimanet perdorin fjalen agjerim ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.
Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene:
Allahu thotë: Çdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveç agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te. Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le ti pergjigjet Une agjeroj (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojës e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e çel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij. (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.)
Transmetohet nga Sahl bin Saad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha:
Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje.

Obligimi Fetar
Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu ti falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.
Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.
Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per çdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore.

Kur te Agjeroj?
Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.

Kush perjashtohet nga Agjerimi?
Femijet nen moshen e pubertetit dhe qe ende nuk jane ne gjendje per te marre vendime.
Ata qe kane probleme mendore (qe nuk jane pergjegjes per veprimet e tyre).
(Njeriu qe ben pjese ne nje nga dy kategorite e siperpermendura perjashtohet nga detyrimi i te agjeruarit dhe nuk ka nevoje per asnje kompensim apo zevendesim.)
Ai/ajo qe eshte shume i moshuar dhe i dobet per te perballuar agjerimin. POR keta duhet ti ofrojne ushqimin ditor te pakten nje Muslimani nevojtar (te varfer) ose ti jape vleren e ushqimit ne dore.
Njeriu i semure, shendeti i te cilit do ndikohet rende nga agjerimi. Te tillet mund ta shtyjne agjerimin, gjate kohes qe vazhdojne te jene ne ate gjendje, dhe i plotesojne pastaj ditet qe nuk kane agjeruar: nje dite per nje dite.
Udhetari, i cili mund te ndeshet me shume veshtiresira te renda gjate rruges, mund ta nderprese perkohesisht agjerimin dhe ti plotesoje ditet me vone: nje dite per nje dite.
Grate shtatzane dhe ato qe jane duke ushqyer femijen me gji mund te mos agjerojne, nese agjerimi ka te ngjare te rrezikoje shendetin e tyre apo te femijes. POR edhe ato duhet ti plotesojne ditet e humbura: nje dite per nje dite.
Gruaja me menstruacione (perioda), dhe ti plotesojne ditet e humbura me vone: nje dite per nje dite.

Nijeti ose Qellimi i Agjerimit
Nijeti ne mbajtjen e agjerimit eshte shume themelor (waxhib). Nijeti duhet bere perdite, e preferuar eshte te behet para kohes se agimit çdo dite agjerimi ne Ramazan. Nese dikush harron ta shprehe nijetin para agimit, lejohet ta beje ate (dmth ta shprehe nijetin) para mesdites, keshtu qe agjerimi ti quhet i vlefshem.
Fjalet me te cilat mund te shpreht nijeti jane: Une kam bere nijet te mbaj agjerimin per sot.

Syfyri
Syfyri eshte nje ushqim i lehte para agimit. Rekomandohet te kryhet se ka begati e bekime prej Allahut, por nuk eshte themelore per agjerimin. Te ngrenet edhe te piret duhet të ndrepritet te pakten 5 ose 10 minuta para agimit.

Iftari
Iftari, fjale e gjuhes arabe, nenkupton çeljen / nderprerjen e agjerimit menjehere pa perendimit te Diellit. Zakonisht Muslimanet e bejne Iftarin me hurma arabije ose embelsira te tjera shoqeruar me uje, leng frutash ose qumesht.
Para se te hame Iftarin thuhet kjo dua/lutje:
O Allah! Agjerova sot vetem per Ty dhe po e çel agjerimin me ushqimin qe me ke bekuar Ti. Pranoje agjerimin tim.

Çfare e prish Agjerimin?
Te kryesh me qellim te ngrenet, te piret, marrja e ilaçeve ose te piret e duhanit gjate agjerimit.
Te marresh injeksione me vlera ushqyese.
Fillimi i menstuacionit tek grate (sikur edhe ne momentin e fundit para perendimit te Diellit).
Nese ndodh ndonje nga veprimet e mesiperme agjerimi prishet dhe personi duhet ti plotesoje ditet. POR nqs personi e prish agjerimin pse kryen marredhenie intime bashkeshortore gjate kohes qe duhet te agjeroje, ai/ajo jo vetem qe duhet te plotesojne diten por ka edhe penallti per kete veprim.


Çfare nuk e prish Agjerimin?
Te ngrenet apo te piret pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjeron.
Te vjellurit pa qellim.
Gëlltitja e gjerave qe nuk mund ti menjanosh si peshtymen, tymin e rruges, etj.
Larja e dhembeve.
Berja e banjos: nese uji gelltitet pa dashje, agjerimi nuk prishet. Por berja e gargares gjate agjerimit duhet te menjanohet.
Injeksionet qe jane vetem te karakterit medicinal e jo ushqimor.
Ne raste te veçanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar) e fut pak ushqim ne goje sa per ta provuar sjihen ose per kripe psh por pa e lene ushqimin te depertoje ne fyt.
Penalltia per prishjen me dije te agjerimit
Nese dikush e prish me qellim agjerimin, gjate kohes qe duhet te agjeroje, denimi eshte qe ose te liroje nje skllav, ose te agjeroje 60 dite rresht, ose te shpenzoje per bamiresi aq sa do duhej per te ushqyer 60 persona. Nese ai qe ka vendosur te agjeroje 60 ditet e nderpret agjerimin per çfaredo arsyer (perveç menstruacionit tek grate), duhet te filloje ciklin e 60 diteve te agjerimit nga fillimi.

Namazi i Tarauisë
Ky eshte namaz i veçante synet qe kryhet gjate muajit te Ramazanit, pas namazit te Jacise. Mund te zgjase nga 8 deri ne 20 rekate.

Leiletul-Kadr
Nje nga netet me te veçanta gjate muajit te Ramazanit eshte nata e Kadrit te ciles i kushtohet surja 97 ne Kuran. Per nga vlera dhe rendesia ajo eshte me e mire se 1000 muaj (Kuran, 97:3). Ne kete nate filloi shpallja e Kuranit per njerezimin. I derguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, na ka keshilluar te kerkojme kete nate ne netet tek gjate 10 neteve te fundit te Ramazanit. Kjo nate kalohet me ibadet/adhurim, kerkim faljeje dhe duke lexuar Kuran nga shume Muslimane.


Përfitimi i njeriut nga mundi i tjetrit
Kush është i mendimit se njeriu nuk mund të përfiton përpos nga vepra e vet, me këtë mendim ai është jashtë koncensusit (Ixhma) dhe ky mendim i tij është i pavlefshëm nga shumë aspekte:
1) njeriu përfiton nga lutja e tjetrit dhe kjo pra është përfitim nga vepra e tjetërkujt.
2) Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, bën shefat (ndërmjetëson) për njerëzit në Mevkif gjatë llogarisë dhe më pastaj për banorët e xhenetit për të hyrë në të.
3) (ndërmjetëson) Për ata që kanë bërë mëkate të mëdha për dalje nga Xhehenemi dhe kjo është përfitim nga mundi i tjetrit.
4) Melaqet bëjnë dua dhe istigfar (luten dhe kërkojnë falje të mëkateve) për ata që janë në tokë dhe kjo është një fitim nga punë e tjetërkujt.
5) Allahu i Lartmadhërishëm do të nxjerr nga xhehenemi me mëshirën e Tij, dikë që nuk ka bërë asnjë të mirë, asnjëherë, dhe kjo është përfitim pa punë të tyren.
6) Fëmijët e besimtarëve hyjnë në xhenet në saje të veprave të prindërve të tyre dhe kjo është përfitimi më i njëmendtë nga puna e tjetërkujt.
7) Në rrëfimin për dy djelmoshat jetimë, Allahu i Lartmadhërishëm thotë: "dhe ishte babai i tyre njeri i mirë" (Kehf-82) dhe këta dy përfituan nga mirësia e babait të tyre dhe jo nga mundi i vet atyre.
8) I vdekuri përfiton nga sadakaja dhe lirimi i robërit për të, gjë që është vërtetuar me tekst nga suneti dhe me konsensus (ixhma), dhe kjo gjë është punë e tjetërkujt.
9) Me tekst nga suneti, obligimi për haxhillëk bie nga i vdekuri, nëse atë haxhillëk ia kryen pasardhësi dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.
10) Me tekst nga suneti, obligimi për haxhillëk apo agjërim të zotuar (të bërë nezr) bie nga i vdekuri, nëse atë haxhillëk apo agjërim e kryen dikush tjetër dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.
11) Pejgamberi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, abstenoi t'ia falë namazin i xhenazes borxhliut, derisa atë borxh nuk e pagoi Ebu Katade. Po ashtu Ali ibën Talibi ia pagoi borxhin një personit tjetër (Buhari nr. 2289 dhe nr. 2295) dhe përfituan nga duaja e pejgamberit, dhe kjo ishte nga puna e tjetërkujt.
12) Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha për njërin që falej vet: "a nuk ka kush të bën një sadaka ndaj këtij e të falet me të?" (Ahmed, Darimi dhe Ebu Davud). Dhe ky njeri fitoi vlerën e namazit me xhemat me veprimin e tjetrit.
13) Njeriut i lahen borxhet që ka ndaj krijesave nëse dikush i lan borxhet për te, dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.
14) Ai që ka mbi vete dëme ose kërkesa, mirëpo personi përkatës ia bën hallall, atëherë ky lirohet nga ato obligime, dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.
15) Fqinji i mirë bën dobi, i gjallë dhe i vdekur sikur që ceket në transmetim dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.
16) Ai që ulet me njerëzit që përkujtojnë Allahun, do të mëshirohet në krah të tyre edhe kur nuk është prej tyre, madje edhe nëse nuk është ulur me ta për këtë por për ndonjë nevojë të tijën tjetër, kurse veprat janë sipas qëllimit, e ai pra, ka përfituar nga vepra e tjetërkujt.
17) Namazi dhe duaja në namaz të xhenazes është përfitim i të vdekurit nga lutja e të gjallëve për te dhe kjo është vepër e tjetrit.
18) Falja e xhumasë bëhet vetëm me arritjen e numrit të xhematit dhe po kështu vlera e xhematit me numrin e shumtë dhe kjo është përfitim nga njëri tjetri.
19) Allahu i Lartmadhërishëm i ka thënë Pejgamberit të vet, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te: "…Allahu nuk i ndëshkon deri sa ti je në mesin e tyre…" (Enfal 33), dhe thotë i Lartmahdërishmi: "…dhe po të mos ishin ata burra besimtarë dhe ato gra besimtare…" (Fet'h 25), dhe thotë i Lartmadhërishmi: "..dhe po të mos i mbronte Allahu njerëzit, njëri me tjetrin…" (Bekare 251, Haxh 40). Allahu i Lartmadhërishëm ka ngritë ndëshkimin nga disa njerëz shkaku i disa tjerëve dhe kjo gjë është përfitim nga vepra e tjetërkujt.
20) Sadakatul fitri obligohet edhe për të vegjlit dhe tjerët që i mban njeriu dhe ata përfitojnë nga kjo ndonëse nuk kanë dhënë mund për këtë gjë.
21) Zekati është i obliguar për pasurinë e fëmijës dhe në pasurinë e të çmendurit dhe kanë sevap nga kjo gjë kurse për këtë gjë nuk kanë vepruar.
Dhe kushdo që thellohet në dije do gjeje nga përftimi i njeriut edhe nga ajo të cilën nuk e ka vepruar vet, gjëra të panumërta, e si lejohet që të komentohet ajeti fisnik me të kundërtën e asaj që tregon qartë Kurani, Suneti dhe ixhmaja e umetit?
Shejhul islam Ibën Tejmijje


Edukata e kërkimit të dijes
Mënyra e drejtë e kërkimit të dijes është: që një student duhet t’ja fillojë me mësimin e akides (shtyllave të besimit), të quajtur tevhid dhe esencën e besimit të ehlu sunne vel xhemaaa nga librat e dijetarëve të hershëm; si el-Vasitije (Akidetul Vasitije, shkruar nga shejhul-islam Ibën Tejmijje, rahimehullah. Në shqip është botuar si Akideja e Vasitit, sh.r.) dhe e gjithë ate çka i është obliguar mbi të për mësim dhe të kryejë obligimet për kohën e tij.
Ai duhet të mësojë artin e recitimit të Kur’anit të ndershëm dhe leximin korrekt të tij. Ai duhet t’ja fillojë të memorizojë dhe pastaj duhet të studjojë hadithet e pejgamberit, Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, nga librat e Sunetit si dy koleksionet e (Sahihët e Buhariut dhe Muslimit). Ai duhet gjithashtu ta bëjë zakon të praktikojë atë që mëson dhe të shikojë në gabimet e tij dhe t’i korigjojë ato.
Adoleshenti duhet të rritet me vetëdijen e korigjimit të nijetit (qëllimit) dhe ta bëjë një vepër me zemër dhe shpirt. Përkatësia ndaj sunnetit të Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, duhet të jetë e dashur për të dhe duhet të ketë vëmendje mbi edukatën e përdorimit të gjuhës së tij dhe sjelljeve të mira të cilat duhet të jenë të pranishme tek ai.
Ai duhet pastaj të bëjë progres në çdo degë të dijes, duke përmirësuar principet e tija dhe themelet dhe duke hyrë në detajet e atyre themeleve të dijes, një nga një. Ai duhet të mësojë gradualisht dhe nuk duhet të nxitohet, apo të hidhet në çështjet e diskutueshme përpara se të mësojë themelet e shkencave.
Detyra e studentit është të sigurohet për nijetin e tij dhe qëllimet dhe pastaj duhet ta zbukurojë veten me modesti, edukatë të mirë dhe këndshmëri. Ai duhet ta vlerësojë kohën, duhet të lexojë libra, t’ia dedikojë veten librave dhe studimit dhe të zgjedh shoqëri të mirë që do ta ndihmojë atë në të gjithë këtë.
Përsa i përket mësimit të fillestarëve artin e kritikimit dhe modifikimit (el-xherh ve et-tadil) ose inkurajimi i tyre për t’i kritikuar ulematë dhe librat që në fillim, dhe mundësimi atyre që të hynë në çështje të diskutueshme përpara përfundimit të mësimit të tyre të asaj me çfarë është më e obligueshme për ta për të ditur dhe humbja kohën duke kërkuar gabimet e të tjerëve në fillim të rrugës, është sabotim i dijes dhe një shkarje e emanetit të diturisë.
Këto janë disa nga principet që ne i konsiderojmë të rëndësishme që t’ja rikujtojmë veteve tona dhe vëllezërve tanë muslimanë. Ne nuk kursyem asnjë përpjekje, sipas mundësive tona dhe aftësive, për t’i shpjeguar ato si një akt i besimit të mirë për hir të Allahut, të dërguarit të tij, liderëve musliman dhe muslimanëve në përgjithësi. Kjo është e gjitha dhe ne i kërkojmë mbrojtje Allahut kundër humbjes ose kundër humbjes së të tjerëve për shkakun tonë, gabimeve ose shkaktimit të gabimeve ndaj të tjerëve, padrejtësisë dhe të na bëhet padrejtësi dhe injorimit dhe të qenurit të injoruar. Dhe fjala e fundit është që të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të të gjitha gjallesave.
Marrë nga: Bejan ve tevdih havle ba'd ma jexhri fi sahat el-da've fi l Kuvejt (Qëndrim dhe sqarim rreth disa ndodhive që ndodhin në fushën e thirrjes islame në Kuvajt)
Përktheu: Ammar Ardit Kraja
Shënim nga përkthyesi:
Materiali është firmosur nga 33 nxënës dije, profesorë, hatibë dhe ligjërues në Kuvajt. Materiali pastaj i është dërguar Shejh Ibën Bazit, rahimehullah për shikim i cili ka shkruar edhe një mesazh i cili e vlerëson librin dhe citimet e bëra nga librat e dijetarëve, të cilat janë vendosura në kontekstin e duhur. [Data e shkrimit të librit është 26/Rebi el-Eu’vel 1415 hixhri ose 3/9/1994] Po ashtu libri ka edhe një referencë me numër në rregjistrat e fetvave të Ministrisë së vakufit në Arabinë Saudite.

Secili njeri është peng i veprës së vet
Ja ku jemi sërish, në një takim të radhës me revistën tonë “ALBISLAM” dhe nuk mund ta fshehim se, ndërkohë që përgatitet ardhja e numrit vijues, përreth nesh po ndodhin shumë gjëra, madje edhe të përmasave botërore, ndikimi i të cilave është i pamohueshëm edhe në rrafshin lokal. S’do mend se këtyre ditëve, ajo që ka zënë vend më së shumti në mediat botërore, janë dy ngjarje që kanë të bëjnë me shqiptarët.
I tërë opinioni botëror është përqendruar te zhvillimet që kanë të bëjnë me përmbylljen e procesit të statusit të Kosovës. Aktualiteti po dëshmon se ky proces, përfundimin nuk e kishte edhe aq të thjeshtë siç e kanë paramenduar shumica. Kosovarët, të dehur nga euforia e dëshirës për pavarësi dhe të mërzitur nga pritja e gjatë, as që donin të mendonin për problemin Rusi, për Nënëmadhen e serbëve, e cila, sipas pritjeve të natyrshme, do të përdorë peshën e vet për të vështirësuar procesin, në mos për asgjë tjetër, atëherë për të komercializuar ndonjë përfitim të vetin në arenën ndërkombëtare. Ditëve të fundit, edhe në vet opinionin kosovar kanë filluar të shfaqen ndjenjat e pesimizmit dhe rezervës. Ajo më e rëndësishmja, qëndron në faktin se është bërë e gjithënjohur se për Kosovën kthim në Serbi nuk ka. Gjithashtu, për gjendjen, kthim në atë të para 1999-ës, gjithashtu nuk ka. Kjo, pa asnjë mëdyshje, për shqiptarët e Kosovës është një e arritje e pamohueshme.
Mendoj se njëra nga strategjitë e pavarësimit, është duke na kushtuar shumë më shtrenjtë nga sa e parashihnim. Fjala është për mungesën e platformës së mirëfilltë për periudhën postserbe në Kosovë. Nuk dyshoj se ajo ka ekzistuar në qarqe të caktuara politike, por për fat të keq, popullata e gjerë nuk ka qenë e përgatitur dhe as e vetëdijesuar për problemet dhe sfidat e kësaj periudhe. Kjo ka ndikuar që gjatë kësaj periudhe tranzitore, të bëhet shumë pak për ndërtimin dhe ngritjen e vendit në të gjitha aspektet. Ndoshta ka hapësirë të arsyetohemi se, nuk jemi mësuar që të jemi të zotët e vendit tonë, por nuk guxojmë të lejojmë që kjo të bëhet pretekst për neglizhencën, ngathtësinë dhe dështimin tonë.
Ishim duke pritur që maji i këtij viti, krahas pranverës, të sillte edhe pavarësinë në Kosovë, por ndodhi diçka shumë më e keqe. Fillimi i majit solli lajmin se në SHBA janë arrestuar gjashtë persona që po planifikonin sulm mbi bazën ushtarake Fort Diks në Nju Xhersi. Ç’është më e keqja, katër nga ata të gjashtit ishin shqiptarë. Ky rast, shikuar nga të gjitha aspektet, është për t’u gjykuar. Është e dhembshme që në një moment kaq të ndjeshëm për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi të hapen përsëri dosjet e terrorizmit dhe ekstremizmit islamik, ku protagonistë të jenë shqiptarët. Kjo, edhe sikur të ishte e mundur të mënjanoheshin të gjitha dëmet tjera, mjafton që është një shërbim shumë i çmueshëm, që i bëhet propagandës serbe e cila historikisht është dëshmuar si antishqiptare dhe antiislame.
Detyra jonë si muslimanë në këtë kohë, është të distancohemi prej të gjitha akteve dhe veprimeve të pamatura, gjithsesi joislame dhe të njëjtën kohë, të dëshmojmë se muslimani di të jetë mirënjohës dhe se nuk tradhton. Njëkohësisht, nuk ia japim askujt të drejtën që në emër të Islamit t’i bëjë dëm, në radhë të parë, vet Islamit. E di se, të dukesh dhe të jetosh si musliman, sot është një gjë shumë e vështirë, megjithatë duhet të jemi të durueshëm dhe me pamjen, sjelljen dhe qëndrimet tona të demantojmë fuqishëm propagandën e cila në mënyrë shumë agresive, tenton që secilin musliman ta paraqesë si kriminel dhe terrorist potencial. Në këtë mënyrë ata shkelin në mënyrë shumë flagrante parimin demokratik se individi është i pafajshëm derisa të mos vërtetohet fajësia e tij.
Në anën tjetër, Allahu në mënyrë të mrekullueshme na mëson se asnjëri prej neve nuk do të bëhet peng i veprimeve të tjetrit. SECILI NJERI ËSHTË PENG I VEPRËS SË VET. (Kuptimi i ajetit 38 nga sureja Muddethir.)
në emër të redaksisë:
Ekrem B. Avdiu
(marrë nga Albislam nr.47
Dhe njerëzve foluni fjalë të mira
Ekziston e vërteta e pamohueshme se Allahu i Madhëruar nëpërmjet Islamit i edukon robërit e Vet që në jetën e tyre gjithnjë të zgjedhin vetëm atë që është më e mira. Këtu, gjithsesi bëjnë pjesë veprat, fjalët, mendimet, qëndrimet, pamja, etj.. Ajo që myslimanin duhet ta preokupojë është fakti që prej tij duhet të burojnë vetëm të mirat. Janë vetëm dy alternativa të mundshme dhe të pranuara kur është në pyetje veprimtaria e muslimanit dhe reflektimet e saj: ose të bëjë mirë, ose të rrijë pa bërë gjë. Në anën tjetër, fjalët janë ato që kanë ndikimin më të dukshëm në raportet mes njerëzve në përgjithësi dhe për të cilat njeriu zakonisht më së tepërmi merr përgjegjësi. Në këtë rrafsh, udhëzimet islame janë shumë konkrete dhe precize. I Dërguari i Allahut thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit le të flasë mirë ose le të heshtë.”
Komunikimi me të tjerët është gjithashtu një prej problematikave të cilat Islami i ka trajtuar në mënyrë të veçantë duke vendosur rregulla të prera dhe shumë efikase se si duhet të komunikohet. Po që se u përmbahen njerëzit këtyre rregullave, shumica e mosmarrëveshjeve që lindin si pasojë e mungesës së gatishmërisë për tu marrë vesh por edhe si rezultat i keqkuptimeve të ndryshme, shumica e këtyre mosmarrëveshjeve do të evitoheshin.
Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe njerëzve u thoni fjalë të mira.” (Bekare, 83) Ky ajet madhështor paraqet udhëzimin hyjnor për mënyrën se si duhet të flasë dhe komunikojë muslimani me të tjerët. Komentatorët e brezave të hershëm thonë se fjala “njerëzve” e përmendur në ajet përfshinë të gjithë njerëzit, pa dallim etnie, race apo përkatësie fetare. Pra urdhri nënkupton se duhet tu flasim mirë edhe jomuslimanëve, qofshin ata ithtarë të Librit, idhujtarë, apo çfarëdo qoftë. Të gjithëve u takon që t'u drejtohemi me fjalë të mira, ngase të folurit është reflektim i brendësisë dhe brumit të atij i cili flet, pavarësisht se kujt i drejtohet. Njeriu, pra, derisa flet më tepër pasqyron veten dhe karakterin e vet sesa që ka nevojë që ndokujt t’ia ndërrojë bindjet, apo përmirësojë keqkuptimet.
I Dërguari Muhamed, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, që ishte shëmbëlltyra e sjelljes së mirë dhe qëndrimeve korrekte, gjithnjë u drejtohej njerëzve në mënyrën më të mirë. Edhe kur kishte të bënte me kundërshtarë të hapur, mohues të fjalës së Allahut dhe armiq të përbetuar, ai prapë se prapë fliste mirë. Janë të gjithënjohura transmetimet që dëshmojnë se ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, nuk e kishte zakon të shante, fyente apo mallkonte. Ai edhe në rastet më të vështira kur vet fyhej, ofendohej ose luftohej, fliste bukur dhe fjalë të mira, duke kërkuar mëshirën e Allahut për ata që nuk dinë, e që konkretisht mund të ishin armiqtë e tij që i shkaktonin shumë shqetësime.
Kjo është edukata hyjnore me të cilën janë inspiruar dhe frymëzuar të gjithë të Dërguarit e Allahut. Kur Allahu dërgonte cilin do prej tyre te populli i vet, e udhëzonte që të përdorin fjalë të mira, të buta dhe afruese ngase misioni i tyre kërkonte një gjë të tillë. Ata ishin pishtarët ndriçues që njerëzve injorantë duhej t’ua ofronin mundësinë për tu ngrohur dhe ndriçuar nga drita e shpalljes. Për këtë arsye, sjellja e tyre paraqiste çelësin e suksesit të tyre. Kësisoj, Allahu u thotë dy prej robërve të Tij të mirë, Musait dhe Harunit, kur i dërgon ata dy te Faraoni që ishte një despot dhe njeri i keq, mbase njeriu më i keq i asaj kohe: “Shkoni ju të dy te Faraoni se, vërtetë, ai i ka kaluar të gjithë kufijtë. Dhe i flisni atij butë e shtruar... “ (Taha, 43-44) Njerëzit më të mirë të kohës së tyre dhe prej më të mirëve të të gjitha kohërave, Musai dhe Haruni urdhërohen të shkojnë te njeriu më i keq i kohës, mbase më i keqi i të gjitha kohërave. Shkojnë te Faraoni i cili për shkak të arrogancës dhe qamarrokësisë së tij u bë sinonim i të keqes dhe të errëtës gjatë historisë njerëzore. Ata krahas faktit se duhej t'i drejtoheshin njeriut më të poshtër urdhërohen që të flasin me të fjalë të mira dhe të buta, ngase prej të mirit duhet të burojë vetëm e mira, edhe nëse përballë tij qëndron i keqi.
Këto mësime duhet të bëhen të vërejtura në praktikën e muslimanëve. Muslimani i cili ndriçohet me dritën e Islamit, ka marrë përsipër që të kryejë në jetën e tij një pjesë të misionit që e kanë kryer para tij burrat e mëdhenj dhe njerëzit me vlerë gjatë historisë. Ai do të përballet me probleme e provokime ndoshta të ngjashme me ato me të cilat u përballën të zgjedhurit e Allahut, andaj edhe reagimet e tij duhet të jenë sikur ato të atyre. Derisa ofron një gjë shumë të vlefshme, që është Islami, nuk duhet assesi që atë ta paraqesë në mënyrë të vrazhdët, thënë më mirë, në mënyrë joislame. Në të vërtetë, sot shumë shqetësime përjetojmë për shkak se disa muslimanë duan ta prezantojnë Islamin para të tjerëve, por fatkeqësisht ata këtë e bëjnë në mënyrë joislame.
Kufiri i poshtëm i (mirë)sjelljes së muslimanit në mënyrë shumë rigoroze nuk toleron që muslimani t'i shkelë ata kufij apo të ketë qëndrim shpërfillës ndaj tyre. Ky limit i poshtëm nuk bën dallim mes muslimanëve dhe jomuslimanëve. Sipas kësaj muslimani të gjithë atyre duhet tu flasë mirë. Bile, edhe nëse kemi të bëjmë me njerëz që na kanë bërë keq, apo janë armiqësisht të disponuar ndaj neve, ne prapë obligohemi të sillemi mirë me ta dhe tu themi fjalë të mira. Me një fjalë, islami nuk toleron që armiqësia e dikujt ndaj neve të na bëjë që ne t'i tejkalojmë kufijtë me të. Në këtë rast parimi i drejtësisë dhe korrektësisë duhet të na udhëheqë edhe nëse duhet ndaj dikujt të sillemi armiqësisht. Allahu i madhëruar thotë: “Urrejtja ndaj njerëzve që u dëbuan juve nga shtëpia e shenjtë, të mos u bëjë që t'i tejkaloni (kufijtë e korrektësisë).” (Maide, 2) “Dhe mos lejoni që armiku dhe urrejtja ndaj të tjerëve të ju bëjë që t'i shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë...” (Maide, këto ajete dhe udhëzime vizatojnë kufirin e poshtëm të mirësjelljes dhe korrektësisë, nën të cilin muslimani nuk guxon assesi të bie. Kjo duhet të dominojë në sjelljen e muslimanit edhe kur ai mund të jetë i provokuar në mënyrat më të ulëta.
Shumë raste gjatë historisë dëshmojnë se fjalët dhe shprehjet e thëna dhe të veshura me petkun e mirësjelljes kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e atyre që u është folur. Kjo nuk është rastësi, sepse, fjalët dhe shprehjet e mira dhe me vend, Allahu ka zgjedhur që të jenë mjeshtëria më e madhe e të dërguarve dhe të zgjedhurve të Tij. Ata në këtë mënyrë arritën të zbusin edhe zemrat më të egra dhe të përvetësojnë njerëzit që ndoshta ishin shumë kategorikë në qëndrimet e tyre kundër thirrjes së të dërguarve. Në metodologjinë e tyre praktike qëndron çelësi i suksesit në projektin madhor të përmirësimit në Tokë dhe pasimi i rrugës dhe praktikës së tyre është garant për të arritur atë që synon muslimani.
Fakti se Islami është tërësi e pandashme e përbërë prej besimit, adhurimit dhe sjelljes dëshmon se profilin e muslimanit të kompletuar e përbën edhe mënyra se si ai sillet në rrethin ku jeton. Në pjesën e parë të këtij shkrimi jemi fokusuar te sjellja e muslimanit me pjesëtarët e konfesioneve dhe komuniteteve tjera.
Kësaj radhe do të orvatemi të njihemi me disa nga obligimet e muslimanit karshi bashkëbesimtarëve të vet, me theks të veçantë në disa nga veprimet praktike që kanë të bëjnë mënyrën e komunikimit dhe sjelljes mes pjesëtarëve të Islamit.
Duke qenë se gjuha është ajo e cila duhet të shërbejë për të reflektuar ndjenjat e brendshme të njeriut, është shumë e logjikshme të konkludohet se të folurit mirë dhe me kujdes është lidhja më e fortë dhe më e mirë që mund të krijohet mes njerëzve. Krejt pesha e imperativit islam që muslimanët të jenë vëllezër, sikur vëllezërit e gjakut, e edhe më shumë, gjithsesi reflektohet në rëndësinë e të folurit me muslimanët vetëm fjalë të mira. I Dërguari i Allahut Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, na ka mësuar se të folurit e muslimanit i ka vetmë dy alternativa: të fliten fjalë të mira ose të heshtet. Në hadith i Dërguari i Allahut thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë.” Nëse ky udhëzim është bazë për raportet e muslimanit me njerëzit në përgjithësi, atëherë obligueshmëria e kësaj kur janë në pyetje raportet mes muslimanëve bëhet akoma më e theksuar.
Mënyra se si Islami e ka definuar dhe vijëzuar mënyrën e komunikimit mes muslimanëve manifestohet me vënien në pah të stimulimeve të shumëllojshme që janë përmendur në citate kur’anore dhe hadithe profetike. Nganjëherë nxitja që muslimanëve tu fliten fjalë të mira bëhet nëpërmjet definimit të obligimeve që kanë muslimanët ndaj njëri-tjetrit, si është rasti i hadithit: “Obligimet e myslimanit ndaj vëllait të tij musliman janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, kërkimi mëshirë për atë që teshtinë dhe dhënia këshillë atij që e kërkon.” Duhet të mos harrojmë se këto obligime shënojnë limitin e poshtëm nën të cilin nuk bën assesi të bijnë raportet dhe lidhjet mes muslimanëve. Nëse ndodhë që ndonjë prej këtyre obligimeve të mos kryhet, atëherë ato raporte janë në krizë dhe situata është alarmante ngase kjo dëshmon se ka të meta serioze në marrëdhëniet ndërmuslimane. Konkretisht, kthimi i selamit (por edhe dhënia e tij në përgjithësi) si dhe ofrimi i këshillës atij që e kërkon janë obligime të dyfishta:
- së pari: Obligimi që e marrim përsipër duke qenë muslimanë dhe duke pranuar se lidhja mes muslimanëve nuk është vetëm deklarative, por ajo përmban në vete edhe obligime të natyrës praktike, minimumi i të cilave dëshmohet me kryerjen e obligimeve që rezultojnë nga hadithi i sipërshënuar;
- dhe së dyti: është më shumë se obligim moral që muslimani kur ta takojë muslimanin ta përshëndetë me selam, apo t’ia kthejë atë nëse i paraprinë ai tjetri dhe kjo rezulton nga rregullat e përgjithshme islame që kërkojnë prej muslimanit jo vetëm mirësjellje minimale, por edhe që ai të jetë shembull në sjelljen e tij.
Në anën tjetër, dhënia dhe kthimi i selamit është prej simboleve islame që njëkohësisht është edhe prej kushteve të cilat në mënyrë stimuluese janë përmendur për të hyrë në xhennet. Në hadithin e njohur i Dërguari i Allahut thotë: “Nuk do të hyni në xhennet përderisa të mos besoni dhe nuk keni besuar përderisa të mos e doni njëri-tjetrin. A doni t’u tregoj për një gjë të cilën nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Sa më tepër përhapeni selamin mes jush.” Prapë duhet të përkujtojmë se dhënia e selamit nuk është vetëm një formalitet i thjeshtë që nuk con peshë nëse kryhet ose jo. Selami në vete përmban një porosi të madhe e cila duhet të kuptohet,
përjetohet dhe jetësohet. Kur njeriu i thërret selam dikujt, ai deklarativisht e ka siguruar prej çfarëdo të keqe që mund të burojë prej tij, i ka ofruar rehati dhe komoditet. Çfarëdo veprimi në kundërshtim me këtë do të ishte tradhti dhe thyerje e besës. Përveç kësaj, në selam ka edhe fjalë me vlerë që janë edhe dhikër (përmendje e Allahut), krahas të qenit të selamit praktikim dhe vënie në jetë e sunnetit dhe udhëzimit profetik. Në një tjetër formë, prej muslimanit kërkohet që gjuhës së tij ti rrijë gati dhe ta ruajë nga rrëshqitjet dhe fjalët e pamatura, duke insistuar njëkohësisht vetëm në të folurit mirë. Hadithet që flasin për këtë janë të shumta dhe ndikimet të llojllojshme. I Dërguari Muhammed, salAllahu alejhi ue selem, fjalën e mirë e ka krahasuar me sadakanë - lëmoshën që e jep njeriu duke synuar kënaqësinë e Allahut. Një gjë e tillë është më se e vërtetë ngase një fjalë e gojës mund të shkaktojë aq shumë pasoja sa që njeriu të pendohet gjithë jetën e tij për fjalën e thënë pa vend. Përndryshe, a ka formë me të cilën manifestohet kufri - mosbesimi më shumë se sa me fjalë?! Edhe në anën e kundërt, a ka vepra që peshojnë më shumë se fjalët e mira të shprehura me gjuhë?! Dhikri, namazi, leximi i Kur’anit, istigfari janë forma të aktivitetit të gjuhës prej të cilave njeriu mund të fitojë shumë, ndoshta më shumë se nga cdo gjë tjetër. Edhe nga këndi i komunikimit ndërnjerëzor dhe ndërmusliman, puna qëndron njëjtë. Mund ti thuash muslimanit një fjalë ofenduese, qoftë edhe pa dashje, e ajo të shkaktojë plagë të pashërueshme në
zemrën e tij, ndërsa shenjtëria e zemrës së muslimanit dhe disponimi i tij është si shenjtëria e trupit dhe jetës së tij. Po edhe fjala e mirë që i thuhet muslimanit ka të njejtin ndikim. Ajo mund ta ndryshoj jetën e atij që e dëgjon dhe thënësit mund ti sigurojë shpërblim të madh tek Allahu i Madhëruar. Ndoshta për muslimanin nuk ka nevojë të ketë orientim dhe udhëzim më të frytshëm dhe praktik sesa thënia e të Dërguarit të Allahut: “Musliman është ai, prej dorës dhe gjuhës së të cilit janë rehat dhe të qetë muslimanët tjerë.” Është e mrekullueshme se si është shprehur praktikisht lidhja mes besimit, adhurimit dhe sjelljes në Islam. Të gjitha së bashku e përbëjnë profilin e muslimanit. Le të mendojë secili njeri që merr për gojë muslimanët, bartë fjalë mes tyre apo shpifë gjëra të paqena për ta, se sa është hisja e tij në Islam.
Udhërrëfyes i besimtarit në realizimin e këtij objektivi fisnik islam gjithsesi duhet të jenë udhëzimet të cilat deri te ne përcillen nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Ai që u përmbahet këtyre udhëzimeve të ndritshme, nuk ka mundësi të mos jetë shembull dhe më i miri në sjellje. Atij do t’ia kenë lakmi të gjithë. Abdullah b. Amri tregon se Muadhi i ka thënë të Dërguarit të Allahut: Më këshillo diçka. Ai i ka thënë: “Qëndro paluhatshëm në besim dhe sjellja jote me njerëzit le të jetë sa më e mirë.” Ndërsa Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, rrëfen se i Dërguari i Allahut i ka thënë: “Kije dronë e Allahut kudo që të jesh, pas veprës së keqe bën vepra të mira dhe me njerëzit sillu me sjellje të mirë.”
S’do mend se jetësimi i këtyre udhëzimeve madhështore më së shumti vjen në shprehje nëpërmjet kontakteve mes njerëzve, e ato më së shpeshti realizohen nëpërmjet të folurit. Kur dikush i drejtohet myslimanit me fjalë të mira, ky është i obliguar që t’ia kthejë me më të mira. Vetëm në këtë mënyrë mund të dëshmojë praktikisht se i përket fesë më të ndritshme dhe është pjesëtar i ummetit, shenjë mbrojtëse e të cilit është korrektësia dhe sjellja e mirë. Një njeri e ka pyetur Seid b. Xhubejrin: Një zjarrputist zakonisht më përshëndet dhe sillet mirë me mua, a t’ia kthej me të mirë? Ai i është përgjigjur: E kam pyetur për këtë Ibën Abbasin, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe më ka thënë: Sikur faraoni të ishte e mundur të më thoshte një fjalë të mirë, unë do t’ia ktheja me të mirë.
Në të vërtetë sjellja e keqe nuk i bën keq askujt më shumë se sa vet atij që sillet ashtu. Në këtë me shumë përparësi bëjnë pjesë edhe fjalët ngase të folurit pa vend u ka kushtuar shtrenjtë njerëzve gjithnjë. Ndoshta organi që më së shumti shkakton komplikime në jetën e njeriut është gjuha, andaj edhe aktiviteti i saj është aq i ndjeshëm dhe i rrezikshëm. Krejt kjo vjen si pasojë e obligueshmërisë së të sjellurit mirë me njerëzit dhe të folurit mirë atyre. Mirëpo kjo obligueshmëri, te disa kategori njerëzish sa vjen e rritet.
Dijetarët islamë janë njerëz të cilët Allahu i ka ngritur në pozitë të lartë dhe masave të gjera ua ka obliguar respektin dhe sjelljen e mirë ndaj tyre. Ata duhet të respektohen për shkak të dijes që bartin dhe mirësisë që myslimanët përjetojnë falë aktivitetit të tyre. Ata janë pishtarët dhe kandilat ndriçues në jetën e muslimanëve, ngase atyre ua mësojnë atë që është më e mira dhe që i afron tek Allahu i Madhëruar. “Allahu i ngritë ata që besojnë dhe u është dhënë dituria na grada të larta.” (Muxhadele, 11) Vlera e dijetarëve kuptohet prej rolit që ata luajnë në përmirësimin e jetës dhe veprimtarisë së muslimanëve. Ata janë trashëgimtarët e vetëm legjitimë të të Dërguarve të Allahut ngase të Dërguarit e Allahut nuk kanë lënë pas vetes pasuri, dinarë e as dërhemë, por kanë lënë diturinë, dinjitetin dhe sjelljen e mirë, andaj kush merr prej saj, merr mjaft.
Sjellja e sahabëve me të Dërguarin e Allahut është shembulli më i mirë se si duhet të respektohen dijetarët dhe njerëzit me autoritet. El-Bera b. Azibi tregon se për një kohë të gjatë ka dashur t'i bënte pyetje të Dërguarit të Allahut për ndonjë gjë, por turpi që ishte rrjedhojë e respektit të madh e pengonte. Ai madje thotë se gëzoheshim shumë kur vinte ndonjë beduin, ngase beduinët akoma nuk ishin gdhendur me rregullat e mirësjelljes andaj pyesnin nganjëherë edhe për gjëra shumë banale, për të cilat rëndom sahabët turpëroheshin të pyesnin. E kanë pyetur një herë Abbasin, axhën e të Dërguarit të Allahut: A je ti më i madh apo i Dërguari i Allahut? Ai është përgjigjur: Ai është më i madh, ndërsa unë kam lindur para tij. Ndërsa Enes b. Maliku, sipas asaj që shënon Buhariu në librin “El-edebul-mufred”, transmeton se kur dikush trokiste për ndonjë arsye në derën e të Dërguarit të Allahut, trokiste me thonj, nga kujdesi i madh për të mos shkaktuar zhurmë dhe shqetësim për të dhe familjen e tij. Shembujt e respektit të veçantë që sahabët kishin për të Dërguarin janë të shumtë dhe të llojllojshëm.
Ajo që duhet patjetër të mësojmë prej këtyre sjelljeve është se dijetarët dhe njerëzit me autoritet duhet të respektohen dhe për ta duhet, krahas sjelljeve shembullore duhet folur fjalë të mira. Nganjëherë, mëkatet të cilat rëndom kanë një peshë të caktuar, bëhen edhe më të rënda kur ato bëhen ndaj njerëzve të caktuar. Përgojimi, për shembull, është mëkat shumë i rëndë, por nëse dikush i përgojon dijetarët, ai ka bërë mëkat edhe më të rëndë sesa vet përgojimi i një njeriu të thjeshtë. Kjo është kësisoj ngase paprekshmëria dhe shenjtëria e dijetarëve është shumë e madhe. Dijetarët e mëdhenj të Islamit kanë dhënë shembull të shkëlqyeshëm me respektin që kanë treguar ndaj mësuesve të tyre dhe dijetarëve tjerë. Është pyetur Ebu Vaili për Rebi’ b. Huthejmin, se cili prej dy dijetarëve është më i vjetër. Ai është përgjegjur: Unë jam më i madh se ai më vjet, ndërsa ai është më i madh se unë me dije. Dijetari i njohur el-Iraki thotë: “Nuk i takon muhadithit të flasë në prezencën e atij që është më i ditur se ai.” Sufjan eth-Thevriu i ka thënë Sufjan b. Ujejnes: “Ç'ke që nuk po flet?” Ai u përgjigj: “Derisa je ti këtu unë nuk flas.”
Të gjitha këto raste kanë të bëjnë me njerëz të mëdhenj, të rangut të njëjtë përafërsisht, megjithatë, ata njerëz tregonin shumë respekt për njëri tjetrin, për shkak të dijes që mbanin dhe autoritetit që kishin.
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk është prej neve ai që nuk e nderon të madhin, mëshiron të voglin dhe ia di vlerën dijetarit.”
Thënë me një fjalë, dijetarët duhet të nderohen dhe respektohen për shkak të asaj dije që bartin në vete, për shkak të fjalës së Allahut, mësimeve të të Dërguarit dhe për shkak se ata janë mësuesit që njerëzve ua mësojnë hairin. Ata kanë autoritet tek Allahu, andaj duhet të jenë të nderuar edhe te njerëzit. Borxhi që u kemi atyre është shumë i madh. Ai mund të lahet nëse i nderojmë, respektojmë dhe sillemi mirë me ta. Nëse një personi duhet t'i jemi mirënjohës për shkak të një të mire të kësaj bote që na e ka bërë, atëherë dijetarëve duhet tu jemi edhe më mirënjohës ngase ata na e mësuan fenë, që është çelësi i suksesit dhe lumturisë në të dy botët.
Në anën tjetër, ofendimi i tyre është ofendim ndaj Islamit dhe një gjë e tillë zakonisht ndodhë prej atyre që në të vërtetë kanë urrejtje dhe armiqësi ndaj Islamit.
)
Koha, gjë e shtrenjtë për besimtarin
Vëllezër muslimanë! Sot po shohim shumë njerëz që e humbin kohën kot duke mos përfituar asgjë nga ajo… Po shohim njerëz që janë krejtësisht arrogant ndaj kohës së tyre aq të shtrenjtë… Kjo kohë ikën për të mos u kthyer më vetëm në ditën e Gjykimit, ku njeriu do të thotë: ‘ah sikur do të kthehesha edhe një herë e do ta shfrytëzoja kohën e do të isha prej vepër mirëve’… (Kur`ani, 39:56-58)
Ja seç tregon një musliman i cili kohën e tij e shpenzoi kot duke mos përfituar asgjë nga ajo:
U ula një ditë dhe vendosa të pendohesha për kohën dhe për momentet e shkuara kot gjatë jetës sime. U ula dhe thirra një prej çasteve. Një prej atyre çasteve që kish shkuar dëm në jetën time, në punë të pa vlera. Pra thirra ato çaste kur kisha bërë ndonjë gabim a ndonjë punë të pavlefshme dhe iu drejtua çastit: O çast kërkoj prej teje të kthehesh të të përdor për punë të ndershme dhe të hairit. Ah gjë që nuk bëhet ! –ma ktheu çasti. O çast të lutem shumë, kthehu të lutem shumë se jam penduar dhe dua ta shfrytëzoj kohën, të përfitoj e të ndreq fajin që kam bërë. E qysh mund të kthehem unë? Kur faqet e tua të kota më kanë mbuluar! Bëj të pamundurën të lutem shumë kthehu o çast! Hë, po të ishte në dorën time mbase edhe do të kthehesha, por qysh mund ta bëj unë këtë. Tashmë fletët e punëve tua janë mbyllur kanë marrë rrugën për tek Krijuesi. Dhe ti këtë duhet ta dish. Mbaje vesh mirë! Ti këtë duhet ta dish. Mbaje vesh mirë! Çastet janë miq të mirë dhe dëshmojnë mirë për atë që e ka harxhuar kohën në rrugë të mira e të ndershme, ashtu siç janë armiq të rreptë të atyre që i kanë harxhuar ato për punë të pa ndershme. E pra, unë jam prej atyre çasteve që dëshmojnë kundër teje në ditën e “Gjykimit”. Po të them që jam penduar! A më dëgjon, përgjigjmu të lutem shumë.
O ti, që humb kohën kot, a nuk e kupton që deri tani për të kthyer një çast humbe shumë çaste të jetës tënde. A mendon se mund të kthehen kështu çastet? Unë ja seç mund të të bëj ty: Mbaje, mba

powered by: Arben Bajrami 2509 Besucher www.haracina.ch
...::: Shkarko Mp3 ...:::  
 

 
...::: Chat :::...  
 

 
...::: Partneret :::...  
 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free