Jemi në përpunim ,prandaj keni pak durim.






___________________________________________________________________________




Projekti i Varrezave të Dëshgmorëve....
"Lobi"
Rrefimi i "Komandant Hoxhes", njeriut te UCK-se qe shpreson paqen. Prapaskenat e ngritjes se UCK-se ne Maqedoni dhe tentativat e politikaneve shqiptare per te percare rezistencen e armatosur. Akuzat e komandantit te betejes se Haracines.
Komandant Hoxha
Komandant Hoxha, emri i luftes i djaloshit thatim te UCK-se qe u be i njohur pas betejes se pergjakshme te Haracines, i shtyn ditet e paqes i fshehur diku ne Kosove. Pasi ka perjetuar luften e Kosoves, ate te lugines se Presheves dhe te Maqedonise, ai eshte njeri prej ushtareve te UCK-se, qe nuk mund te kthehen te sigurte ne shtepi. Si te mos mjaftonin telashet e deritanishme me marreveshjen e cunguar te Ohrit dhe amnistine e munguar, ererat e reja te luftes qe po fryjne ne Maqedonine e afert po ia prishin kete qetesi komandantit Hoxha. Nje vit pas nisjes se ofensives se Tanushes, njeriu i luftrave duket i mbytur nga kujtimet e betejave te shumta. Megjithate, kjo ere baruti nuk po e gezon se shumti. Tashme ai shpreson vetem qe familja e tij te kthehet nje dite serish ne shtepine e shkaterruar ne Tanushe dhe te nise cdo gje nga fillimi. Shqiptaret per te, nuk kane me nevoje per luftra.
Te fillojme me Tanushen, fshatin ne kufirin mes Kosoves e Maqedonise, ku nisi rezistenca e Ushtrise Clirimtare Kombetare.
Vendimin per te cliruar fshatin Tanushe e mori Shtabi i Pergjithshem i UCK-se. Pas provokimeve dhe incidenteve te shkaktuara prej maqedonasve me pare ne Bit-Pazar, ne Recice apo ne Gostivar, kishim vendosur qe te pergatiteshim edhe ne. Me vrasjen e bashkefshatarit Muzafer Xhaferit, Shtabi vendosi se kishte ardhur koha qe te tregonim edhe ne forcat tona. Keshtu u vendos qe te merrej Tanusha, si fillim i nje kunderpergjigjeje ndaj provokimeve maqedonase. Ishim te pergatitur edhe per lufte, ashtu sic rrodhen me pas ngjarjet. Gjithsej kemi qene 64 ushtare qe hyme ne fshat, fortifikuam pozicionet dhe zbrapsem sulmet e ushtareve maqedonas.
Si ndodhi incidenti me ekipin e gazetareve maqedonas te marre peng te televizionit "A1"?
Ne i refuzuam fillimisht ata. Nga ana jone ka pasur nje sjellje korrekte, por nuk i lejuam te incizojne. Ua morem kameren qe te verifikonim se cfare kishin filmuar. Ate dite e kuptuam se armata dhe policia kishte shfrytezuar qellimisht gazetaret per te ndezur konfliktin dhe per te vrare edhe nje bashkefshatar tonin atje. Kjo i shtyu me teper fshataret e Tanushes qe te kapnin armet dhe te bashkoheshin me ne ne pozicione. Policia maqedonase nisi sulmin per te hyre ne fshat, por cdo here ajo zbrapsej. Dhe kjo ndodhi derisa nuk patem nje incident me KFOR-in amerikan. Ajo dite ka qene shume me mjegull dhe forcat amerikane pa dashur kane hyre ne nje mehalle, ne Trakalaq te Tanushes. Ndodhi dicka e papritur. Nga ana jone pati nje te plagosur, nga ana e tyre nuk dime ne ka pasur a jo. Dhe per kete arsye vendosem ta leshojme Tanushen, edhe pse ne ate kohe nen kontroll kishim te gjithe zonen. Keshtu u detyruam te hyjme ne thellesi te territorit te Maqedonise.
A kishit koordinim me luftetaret e UCK-se ne Kalane e Tetoves, aty ku vazhduan luftimet e metejshme me ushtrine maqedonase?
Drejtuesi politik i UCK-se qysh ne keto momente ishte Ali Ahmeti. Ai ka mbajtur lidhje te vazhdueshme me te gjithe komandantet ne organizimin e rezistences. Ne ishim te bindur se nje gje e tille do te ndodhe edhe ne kalane e Tetoves, duke marre parasysh se forcat ushtarako-policore maqedonase benin provokime neper fshatrat shqiptare te Tetoves. Keto krismat te para ne Kalane e Tetoves na forcuan shume edhe ne te tjereve, sepse u pa se nuk ishim nje grup trafikantesh cigaresh apo vagabondesh, ashtu sic na quante Menduh Thaci, Bedredin Ibrahimi e shume te tjere.
Flitet se gjate rrethimit ne Tanushe keni pasur kontakte me Menduh Thacin. Se ai ju ka ofruara para?
Kontakte te drejteperdrejta nuk kemi pasur, por eshte e vertete se Menduh Thaci ka derguar emisarin e tij, Flamur Amen, deri ne Tanushe, per t'u munduar te na shpjegoje se duhet te presim edhe nje vit. Na ka pyetur se, nese kishim nevoje per te holla, do te na i jepte ne llogari ne banke apo edhe ne dore. Ka derguar edhe disa emisare te tjere, por nuk i kemi pranuar. Ne nuk patem dale per tregti, patem dale per gjera te tjera. E dinim si zhvillohet lufta, kemi pasur idealin tone kombetar te paster. Edhe vete fundi i luftes e tregoi se nuk mundi kush te na korruptoje.
Cdo fillim eshte i veshtire. Ne nuk kishim kontakte me mediat fillimisht. Kontakti i pare ka qene me BBC-ne, me Pol Vudin, i cili ka ardhur e na ka vizituar ne Maline. Njerezit nuk na njihnin atehere dhe nuk kishte nje perkrahje te madhe. Kete ne e kishim parashikuar. Edhe sharjet e ofendimet, por e dinim se ky mendim do te ndryshonte.
Ne keto momente, pas terheqjes nga Kalaja e Tetoves, hapet fronti i luftimeve ne Kumanove. C'ndodhi ne kete front?
Ende nuk e di se cfare ndodhi ne Kala. Ndoshta edhe atje jane ofruar te holla, sikurse eshte ofruar edhe ne Tanushe. Ndoshta, duke marre parasysh poziten e Kalase, mundet qe oferta te kete qene edhe me e madhe, ndoshta... Po ne ate kohe kemi marre urdher nga Shtabi i Pergjithshem qe te pranojme nje armepushim te njeanshem dhe jemi strehuar neper fshatrat e komunes se Likoves, derisa ndodhi ai aksidenti i dyte, kur forcat maqedonase befasisht zbuluan nje tog tonin, ne Vaksince, duke u munduar t'i arrestojne dhe atje shperthyen luftime. Kjo shenoi hapjen e frontit te Kumanoves. Atje forcat qeveritare perdoren per here te pare tanke, artileri te rende, helikoptere. Prej luftimeve qe kemi pasur ne Tanushe, Breze e Maline, ne nuk kemi pasur fatin te konfrontohemi me kembesorine maqedonase, per shkak se ata e kuptuan aftesine tone ushtarake. Keshtu ata perdoren taktiken e shfrytezimit te te gjitha mjeteve te armatimit, duke filluar prej tankeve, topave, te raketave te kalibrave te llojllojshem toke-toke, helikoptereve, minahedhesave me rreze te ndryshme veprimi nga baza te ndryshme ushtarake. Granatonin me te madhe. Nuk guxonin ta futnin ne veprim kembesorine, por disa here, ofensive pas ofensive, tentonin qe me tanke te hynin ne pozicionet tona.
Furnizimet tuaja me arme beheshin nga Kosova?
Nuk eshte e vertete. Nje sasi e kemi gjetur edhe ketu ne Maqedoni, e besa edhe nga Serbia kemi siguruar. Dihet se mafia nuk njeh komb apo fe. Njeh vetem te hollat; po i pate ato, ajo t'i sjell armet. Kemi qene shume mire te armatosur, kuptohet me armatim te lehte, dhe kemi pasur sukses jashtezakonisht te madh ne marrjen e fshatrave te njepasnjeshme, deri ne Haracine. Nuk kemi pasur pengesa. Ka pasur luftime shume te ashpra e te aferta neper rruge, ne nje distance pese-dhjete metra. Me ne fund, dolem ne ngadhnjimtare dhe policia maqedonase u detyrua te terhiqet me humbje te medha nga Mateci. Ne ne ate kohe kemi pasur njefare sfide me qeverine maqedonase, qe thoshte se UCK-ja nuk mund te hynte ne Shkup, ne Haracine posacerisht. Ajo kishte organizuar nje rrethim nga te trija anet te zones, por ne prapeseprape hyme brenda. Edhe pse flitet se kemi qene 6-700 ushtare, mund te siguroj se une kam qene i 68-ti ushtar qe ka hyre ne Haracine. Por me vete kemi patur disa prej figurave me te ndritura te ushtrise. Po permend Komandant Telin, Arbenin e shume, shume trima qe na kane mahnitur ne eproreve me veprimet e tyre gjate atyre tri diteve te rrethimit. Lufta ne Haracine ka qene shume e shkurter, por ka qene nder me te ashprat qe kemi pasur ne Maqedoni. Pala maqedonase ka perdorur te gjitha llojet e armatimeve. Pernjehere sulmonin, nga te gjitha anet, gjashte helikoptere, pa perjashtuar granatimet e shumta dhe perdorimin e raketave nga me te sofistikuarat. Forcat maqedonase nuk kane pasur shans te depertojne ne Haracine, sepse ne kemi pasur nje mbrojtje te mrekullueshme, megjithese ata perdoren te gjitha mjetet e njesite elite. Shpeshhere, ministri Lube Boshkovski pretendonte se do te mbante konference shtypi ne mes te Haracines, por une isha aq i sigurt ne mbrojtjen e fshatit, sa i cova fjale qe te vinte te pinte nje kafe. Mund te perseritej nje Vukavar i dyte, por ata nuk do te mund te hynin dot ne Haracine. Ne nuk kemi pasur interes te sulmojme, sepse ka qene fshat shqiptar, me civile, por ne rrugen kryesore Hasanbeg-Haracine, mbeten dhjetra tanke dhe autoblinda te djegura. Ndoshta maqedonasit kane lene ato dite afro 100 ushtare te vrare dhe te plagosur. Po them, per shkak se kam parasysh tanket e djegura dhe te terhequra zvarre dhe ushtaret qe kemi pare te mbetur neper rruget e Haracines. Kjo, sepse donin te hynin me cdo kusht. Mirepo, edhe ne e kemi mbrojtur me cdo kusht. Ne kemi pasur 13 te plagosur. Gjashte djem tane kane rene deshmore te kombit ne ato dite luftimesh. Ne asnjehere nuk e kemi fshehur numrin e te reneve, sepse deshmoret nuk fshehen.
Perse u larguat nga Haracina?
Diten e fundit kemi pasur jashtezakonisht shume perforcime. Prisnim luftime me te ashpra, por ate dite, per befasi, kishte vetem granatime. Ne mesdite me mori ne telefon Ali Ahmeti, i cili na thote se luftimet do te ndalen dhe do te fillonin bisedimet. Morem vesh qe do te vinte edhe Piter Fejt, si i derguar i NATO-s per te diskutuar menyren e terheqjes sone nga Haracina. Por terheqja u zgjat jo per fajin tone. Mbase Fejti mendonte se ne nuk respektonim hierarkine, sepse ishim nje ushtri qe nuk na njihte. Ne fakt ne nuk patem asnje kundershtim, por pala maqedonase zvarriti terheqen nepermjet provokimeve. Megjithate, terheqja u krye e organizuar dhe me te gjithe armatimin tone. Largimi u be me autobus, kamione dhe me makina private.
Pala dhe mediat maqedonase edhe sot e kesaj dite thone se ne rradhet tuaja ka pasur edhe muxhahedine..?
Duhet te thone, nga kane qene ata muxhahedine? Nese eshte fjala per fetare, nje nder ta jam edhe une. Nuk eshte e vertete se ka pasur njerez nga shtetet arabe, por kemi patur te rinj qe kane predikuar fene. Vete une kam qene nje nder ata qe nuk kam pasur kohe te rruhem, te heq mjekren. Si une ka pasur edhe shume shqiptare te tjere. Kemi pasur shume vezhgues evropiane dhe gjithmone kemi qene transparente me ta, si dhe me Kryqin e Kuq Nderkombetar. Sikur edhe ata te verenin nje gje te tille, sigurisht se do ta publikonin. Kjo eshte nje genjeshter, qe pala maqedonase u mundua ta perdorte kunder nesh, per te penguar mbeshtetjen nderkombetare. Ne kemi degjuar ne shume raste ushtaret maqedonas qe flisnin ne gjuhen ruse, bullgare apo greke. Ishin njerez te paguar, te ardhur nga shtete te tjera per te luftuar.
Kohet e fundit po spekulohet se ne pranvere do te nise serish lufta. Mendoni se mund te perseriten ngjarjet e nje viti me pare?
Une e di se si pergatitet e si zhvillohet lufta, sepse kam marre pjese si ne te Kosoves edhe ne kete te Maqedonise. Te pakten shqiptaret nuk po pergatiten per nje gje te tille. Sot nuk kam informata se dikush mban armatim apo pergatitet per lufte ne Maqedoni. Kemi respektuar Marreveshjen e Ohrit dhe vete fakti se kemi dorezuar armatimin, bile edhe me teper se cduhej, flet se deklaratat e Lupco Georgievskit dhe te Lube Boshkovskit per kete jane spekulime dhe i demtojne, ne radhe te pare, ata qe i japin keto deklarata. Pra, nese do te kete lufte, nuk do te jene shqiptaret ata qe do ta nisin. Nese maqedonasit do ta bejne nje gje te tille, sigurisht qe edhe ne nuk do te rrime duarlidhur.