Legjenda e Haraçinës
( Remzi Xhaferi - nga Haraçina ) i rene ne betejen e Koshares
Ne nje nate te virgjer,të nemur me fjalë !
Vitet e nje jete,rendin ngadale.
Kujtimet krahethyer,ne muret e burgut,
Pika e lotit,digjet ne jeten prej murgu.
Yjet e nje qielli me hënë te mplakur ;
Anës nje lumi me brigje te pergjakur,
Peshe e urretjes,nen thunder durimi,
Vjen si re e zezë,me rrufe deshperim !
Ditet vijne e rendin me stinët e motit,
Shiu i vjeshtes,si kristalet e lotit,
Vullnet i plagosur,si enderr trishtimi,
Agu sjell mëngjes,sjell shpresa lirimi !
Pas pesë vitesh e pas pesë plagesh,
Sërish nxeh zemra,me furi idealesh.
Nrrasë tKoshares,ne rreze te Kosoves,
Remzi Xhaferi me krahe te Shqiponjes !
Nrrafsh te Dugagjinit vape e qershorit,
Ngritet në legjende,gjaku i deshmorit.
Plumbave te shkrepur kur u buzeqeshte liria,
Trimit tHaraçines i ngritej lavdia.
_________________________________________________________________________
( Abaz Beqirit - nga Haraçina )
Si shtatore te mbajtëm mbi duar,
Kur të nxorem nga betejë e shuar,
Me trup e shpirt i ngrirë si dëborë,
Ylli pashuar - Ti dëshmor !
NGazi Babë i rëndë grusht i huaj,
Apo kalë i Trojës aty u shkarkua,
Nëpër gjak e kufoma zvarrë,
Me plagë të përflakuara nzjarr !?
Shokët ishin te lodhur,por sbëzanë,
Nuk thanë gjë,por në vete të qanë.
Prore të gjallë tpercollëm mbi duar,
Shtator i vdekur,me gjak tpashuar !
Kur rrëshqiste prej duarve në varr,
Dielli u shua dhe më skish zjarr !
Prej qiellit u shkëput ylle dritë,
Gjaku yt na solli ditë.
Shokët u gëzuam,po nuk thanë fjalë,
Abaz Beqiri,linde prapë i gjallë.
Dy pikë lot në syte tharë qëndruan,
Nflamur,tpavdekshmit u shënderruan.
_________________________________________________________________________
( Muzafer Agushit - nga Haraçina )
Flamur gjakne bjeshkët e mia,
Kush e sjell gurjufirin nga Shqiperia?
Vetë Muzafer Agushi, ushtrisë po i prin,
Nmalet e Karadakut e kërkon lirinë.
Kush për Sylë Hotlën po merr hak?
Pyet djepi i tij, Karadaku plak,
Janë këta djemtë,gjaku i Bajram Currit,
Që ngrejnë kalanë dhe vendosin gurin.
Ai që është pishtar mban dhe prushin,
Dalin presin zanat,Muzafer Agushin.
Nmalet e Lubotenit trimat lëshojnë kushtrimin,
Pranë flamurit ylli po bën betimin.
Janë këta djemtë,gjaku i Bajram Currit,
Që ngrejnë kalanë dhe vendosin gurin.
__________________________________________________________________________
( Ismet Latifi - nga Haraçina)
Shkëmbi e dheu, ku shkrihen tok!
Aty m u ngroh gjoksin me barot.
Dhe kudo këmba ime që shkel.
Pranverë lirie, lule maji del.
Fusha e kumanovës njomet me gjak Trimërike.
Uçk- së dëshmorët i kanë hije.
N këmbë Ismeti si Ismet Jashari.
Se lë ti amaneti legjendarit.
Nga Haraçina sod u ngjita malit.
Këtu më thiri, gjaku i Ismet Jasharit.
Dhe lirinë me shokë e kërkoj.
Ballë për ballë në mateç po luftoj!
__________________________________________________________________________
( Agim Nebiut - nga Haraçina )
Një djalë trim nga Haraçina.
Shndrit në zemër, sikur vetëtima.
Si feniks shkon përmbi retë.
Dhe sulet mbi armikun si shigjetë.
Dhe mbi male flaka ndez strallin.
Jonuz vitinë kush po e ngre nga varri?
N grikë të topit, kush po shkon si shigjetë?
Vetë Agim Nebiu, trimi me fletë.
për mby vetull merr një mijë fishekë.
Plumbi e mardja dot se vret!
Dhe armikun e kapën tmerri!
është ky drangua apo ështe njëri.
Dhe feniksi u vra e u pre.
Ai ngritet prapë përmbi dhe
Dhe nuk vritet por qëndron nelegji,
Bëhet amanet, bëhet liri.
__________________________________________________________________________
( Avdi Mustafës - nga Haraçina )
Vjen e bëhet shkëmb i kodrinës.
Gurkala i kështjellës së Haraçinës.
Dhe si merret gjaku i atdheut.
Na e mësoi shpirti i skenderbeut.
Liria kurrë nuk vjen vetë.
Dhe nga qielli ajo nuk zbret.
As dhuratë kush s ta jepë.
Duhet luftë. të lindë si dielli.
Vjen e ngjitet kraterit të vullkanit.
Avdiu, Gurkala i sllupçanit.
Dhe si merret gjaku i atdheut.
Na e mësoi shpirti i skenderbeut.
__________________________________________________________________________
( Mirsad Abdulit - nga Haraçina )
Nga istikomet e lëshon krismën trimi.
Frika në palcë, armikun e zë trishtimi.
Dhe nuk dihet a është bir kushtrimi.
Apo vetë Tanusha, Mirsad Abduli.
Kala e Tetovës pyet radushën.
ç janë ato krisma. që dridhin Tanushën!?
Dhe vallë dot atë nuk e përkulin.
As Tanushën e shkupit as Mirsad Abdulin.
Nënëmadhja pyet e si pyetë.
është ai gjoks i të birit vetë.
Apo është ndonjë fortesë me gurë?
Mburojë e Haraçinës, tshembet se len kurrë.
Në trupin e vrarë, jetë e re pulson.
Gjaku i tij, një epope ndriçon.
është dimër acar apo Qershor.
Në dekada e shekuj ky do të jetojë!
___________________________________________________________________________
( Zijadin Zymberit - nga Haraçina )
Lamtumirë Universitet i Tetovës.
Thatë trimi nga Goshinca e kumanovës.
E nderon dëshmorin Muzafer Xhaferin,
Studenti vetë, Zejadin Zymberi.
N kala të Haraçinës bëhet qëndresë.
S bashku me Uçk-në e madhe fortesë.
Nëpër istikamë, pushka krahun tund.
Trimërinë s det forcë që ia mund!
Trimëri e djelmoshave dridh e shkund dheun.
Njëmijë kalorës sikur me skënderbeun !
Gjënimet dridhin tokën e arbërisë,
Nga lindja shfaqen rrezet e lirisë!
Djeg baroti, si vapa Qershorit!
Prush e zjarr, shuan gjaku i Dëshmorit.
Aurorë mbi kështjellën në Haraçinë.
Rënia e tij e ndryshon historinë.
__________________________________________________________________________