Abaz Beqiri
Adem Hasani
Adem Hasani u lind mé 01.02.1979 né fshatin Hasanbeg té Shkupit, kétu edhe e kreu shkollén
fillore.Ishte fémija i pesté i familjes Hasani.
Kur Ushtria Clirimtare Kombétare pér sé pari heré e shpallé zonén e liré mé 03.05.2001 po né kété
kohé edhe Adem Hasani i bashkangjitet aradhave té UCK-sé me veprim né Zonén Operative té Karadakut
té Kumanovés.Ai fillimisht sistemohet né fshatin Mateç,ku dhe ishte pika mé e nxeht e UCK-sé.Me
voné do té béhet edhe pjesé e njésitit elit "TELI", do té marré pjesé edhe né betején mé té
ashpér,qé zhvilloi UCK-ja,qé nga fillimi e deri né pérfundim,pra né betéjén e lavdishme té
Haraçinés.
Pas pérfundimit té Betejés sé Haraçinés,08.06.2001-24.06.2001 njésiti "Teli" do té futet né
Shkup,me qéllim; ndezjén e luftés brenda pér brenda kryeqytetit,por njésiti "Teli" do té
parandalohet,késhtu qé mé 07.08.2001 forca té médha sllavomercenare-maqedonase,do t'a likuidojné
me tradhéti kété njésit dhe késhtu duke i dhéné edhe fundin luftés sé lavdishme té tyre por
njéherit edhe fundin veté UCK-sé.Adem Hasani do té plagoset né kété masakér,dhe koha e sakté e
vdekjes sé tij nuk dihet,ngase ai ishte né duart e policisé sllave,diku pas njé muaji do té
gjendet kufoma e tij.
KRESHNIK ARBEROR
(Adem Hasanit)*
Po digjet pishtar
Apo zemra n'kraharor?
Jam gjaku çlirimtar,
Kreshnik Arbéror.
Zoti m'fali mua,
Mé fali pér kété dité.
Gjaku m'rrodhi si krua,
Pér liri e drité.
Mos thoni kurré,
Se mua mé vrané!
Un' vij né pranveré,
Kur Maji mbi lule qané.
Uné do té vi,
Kur t'niset liria,
Kur kjo toké té béhet nji,
Kur té béhet Shqipéri.
Po digjet pishtar
Apo Zemra n'kraharor?
Jam gjaku çlirimtar,
Kreshnik Arbéror.
Agim Nebiu
Arben Bajrami
Avdi Mustafa
Beqir Sadiku
Fejzi Sulisi
Ismet Latifi
Mirsad Avduli
Muzafer Agushi
Zijadin Zymberi
Zekirija Hasani
Skender Metallari
Lifter Bicaj - Teli
ZEMRA E UCK-sé
(Lefter Bicajt-Telit)*
Kur Maqedonia ra né qark,
Kur Haraçina mori hak!
Nga Berati i Shqipérisé,
Vjen pishtar i lirisé.
Grykés tanksit i rrin né ballé!
Lufton trimi dhe qéndron i gjallé!
Me tmerr e panik iké ushtria e Maqedonisé,
S'ka pa ende rrufe té lirisé!
Veç se hudhet te gryka e topit!
Ky stérnip i Mic sokolit
Dhe s'pérkulet me hapin e mizorisé,
Teli** veté, drangua i shqiptarisé.
Harçiné moj, tek ti kala!
Lefter Bicaj, déshmor ku ra?
Gazi Babé moj, a e pa;
Lefter Bicaj déshmor si ra?
Rreze bukur rreze zjarr,
Té tillé burré pse né varr!
Mori plumbin e tradhétisé,
Nuk ka vdekur jo, trungu i ushtrisé.
O vélla o krushk i gjallé,
O déshmor i kombit Shqiptar.
I dhe zjarr zemrés sé Ilirisé,
Flaké e pashuar, drité e lirisé.
_________________________________________________
*Lefter Bicaj- ndokund né disa dokumente emri i ti haset edhe
si Lefter Goxhaj.
**TELI - éshté pseudonimi i Lefter Bicajt, késhtu ishte i njohur edhe njésiti
i tij,"Teli".
Populli Shqiptar ka pasur trima ma namé si;Lékén e madhé e Gjergj Kastriotin-Skenderbeun,Shoté e
Azem Galicén,Mic Sokolin e Cerçiz Topullin,
Bajram Currin e Sefé Kosharen,Sylé Hotlén e Idriz Seferin,Shaban Polluzhén e
Tahir Mehén,Adem e Haméz Jasharin,Luan e Shkélzen Haradinajn,Ismet Jasharin e
Fadil Nimanin,Rrahim Beqirin e Mujdin Aliun e késhtu me radhé, né mesin e kétyre
figurave té médha kombétare bén pjesé edhe Lefter Bicaj,legjenda e gjallé e Shqiptarisé.
Lefter Bicaj-Teli ishte kala e vérteté e UCK-sé né IRJM, né Zonén Operative té Karadakut, ai
vepronte né kuadér té Brigadés 113"Ismet Jashari-Kumanova"
dhe pa té lufta e UCK-sé do té ishte shumé e véshtiré pér té u fituar,ngase ai posedonte cilési té
njé dragoi, Zoti e kishte falur vetém pér lufté.
Lefter Bicaj né Shqipéri njé kohé té gjaté shérbeu né Gardén e shtetit, por mé
voné pér shkak té pérndjekjeve politike, ati iu dasht té largohet nga vendlindja e tij
pra nga Berati,késhtu mori pjesé né luftérat;Kroaci,Kosové,Preshevé dhe Né IRJM
dhe tek kjo e fundit luftoi népér frontet;Tanushé,Vaksincé,Sllupçan,Mateç;Vishtic
Nikushtak,Haraçiné etj.Ku nga Haraçina legjendare ishte larguar sé bashku
me shokét e tij té ngushté dhe kishte hyré né Shkup,sinimi i tyre ishte ndezja e luftés
né qytet,por kétu u likuidua me tradhéti i gjithé njesiti i tij i pérbér prej gjashté luftétaréve
té rryer dhe me pérvojé lufte.
Ky rast qé njihet si rasti i Gazi babés do té mbetét gjithmoné enigmé?
Heroi yné kombétar Lefter Bicaj-Teli edhe pse shkoi né botén e amshuar, por veprat
e tij jetojn né mesine popullit, késhtu qé ai llogaritet si i pavdekshém sé bashku me shokét dhe
déshmorét tjeré, qé e dhané jetén pér liriné e popullit Shqiptar.
Emrat emblematik kombétar si ai i Lefter Bicajt do té mbesin té pavdekshém, gjersa té
shndérit dielli mbi Shqiptari.
Pajtim Rroci
*Edhe dëshmorët e kombit Pajtim Roci dhe Ndriçim Koxha ishin pjesë e njësitit special "TELI" dhe
pësuan po të njejtin fat, sikurse edhe pjesa dërmuese e këtij njësiti Legjendar.
Gjoks Kalashë
Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.
Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit - komandant Rebelin.
Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!
Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.
Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.
Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.
Çdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë
Faliminderojm për këta shkrime dhe poezi Fejzulla Durakun
Ndriçim Koxha
---------------------------------------------------------------
Ismet Jasharit
Me shprehjen Shtaté zemrat e Mujdinit poeti e krahason trimériné e Ismet Jasharit-Kumanovés me até té bashkéluftétarit té tij, Mujdin Aliu-Poroi,nga Tetova, i cili po ashtu ra déshmoré pér liriné e Kosovés gjaté luftés sé vitit 1997-1999 ndérmjet forcave serbo-çetnike dhe Ushtrisé Clirimtare té Kosovés. KUMANOVA (Ismet Jasharit-Kumanovés) Méngjese t'reja sjellin stinét e motit. Lindin, rilindin nipa té Kastriotit. Kur e léshon zérin kushtrim i lirisé, Vijné e bien trimat,shkéndité e stuhisé. Nga Drenica thérret Adem Jashari, Me njéqind rrufe vjen Ismet Jashari. Fushé Kosovén e mban né péllémbé, Zemrén e atdheut, Kumanova e çon' né kémbé!
Kur lypset guximi, tregon urtésiné. Kur thérret gjaku, tregon trimériné. Etjen shokéve nga vapa e Korrikut, Ua shuan me fitoret ndaj armikut. Nga Orizarja n'Kosové, n'pluhur té dheut, Shpirti i tij, gjalléron frymén e Skenderbeut. Né beteja, deri né vdekje me ushtarét, Prapa nuk dijné hapin, ta béjné Çlirimtarét. Né késhtjellé ndizet flaka e legjendarit, Njé Brigadé éshté gjaku i Ismet Jasharit. Krenarisé sé vjetér ia kthen shkélqimin, Kumanova, me shtaté zemrat e Mujdinit*.